Përfundojnë pushimet, kampioni nesër i rikthehet stërvitjeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas një pushimi prej tri javëve, Prishtina nesër i kthehet stërvitjeve për t’u  përgatitur për sinorin pranveror në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtinën që vjeshtën e mbylli shumë keq, e pret punë e madhe në pranverë, derisa trajneri Abdulah Ibrakoviq duhet maksimalisht të punojë me skuadrën për ta rikthyer formën maksimale.

Të kujtojmë se nga ekipi tashmë janë larguar, Sabian Lilaj, Krisian Vangjeli, Florent Avdyli e Besart Berisha derisa ende nuk ka angazhuar ndonjë përforcim të madh.

Prishtina pjesën e parë të kampionatit e përfundoi në pozitën e pestë me 24 pikë, plot 11 larg vendit të parë që e mbanë Gjilani.

You may also like