Përfundojnë pjesët e para: “Çmenduri” në derbin Llapi – Ballkan, Prishtina në epërsi

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës.

Një ndeshje interesante po zhvillohet në Podujevë, aty ku Llapi po përballet me Ballkanin.

Rezultati aktual është 3:2, në të mirë të vendasve shkruan lajmi.net.

Hamdi Namani hapi rezultatin në minutën e gjashtë, derisa 10 minuta më vonë Muhamet Hyseni dyfishoi epërsinë.

Për mysafirët Gripshi nga penalltia ngushtoi epërsinë, duke e rikthyer në lojë Ballkanin.

Derisa, Ballkani në minutën e 40-të barazoi rezultatin me anë të Berishës.

Megjithatë, Llapi nuk u dorëzua dhe rifitoi epërsinë me anë të Namanit.

Janë duke u zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera në Superligë.

Prishtina ka marrë epërsinë ndaj Fushë Kosovës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Pefqeli.

Malisheva 0:0 Liria /Lajmi.net/

You may also like