Përfundoi gjykimi për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë, më 5 qershor sillet vendimi

by admin
Spread the love

Më 5 qershor do të sillet aktgjykimi për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë.
Në seancën e sotme, në të cilën u thanë fjalët përfundimtare, përfundoi procesi gjyqësor, ndërsa trupi gjyqësor vendosi që në seancën e ardhshme të jepet vendimi.

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkoi që të dënohen katër të akuzuarit për zjarrin në Spitalin modular, edhe atë Spitali Klinik i Tetovës si person juridik, dy ish-drejtorët e spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi si dhe mjeku Boban Vuçevski.

Vendimin e kundërshtoi pala mbrojtës e të akuzuarve dhe kërkoi lirimin e tyre.

Ish drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi ngarkohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”. Spitali klinik si subjekt juridik ngarkohet për dy vepra penale – “shkaktimin e rrezikut publik” dhe “mosveprim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit ata theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjykimi filloi në dhjetor të vitit 2022.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like