‘Përfundimisht, njeriu nuk ndryshon kurrë’, Xhemi Shehu sapo na zbuloi ‘huqin’ e Arbanës

by admin
Spread the love

Moderatoret e dashura dhe shumë të pëlqyera nga publiku shqiptar, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani, përveç se i bashkon ekrani, i lidh edhe një miqësi tepër e ngushtë me njëra-tjetrën prej shumë vitesh. E këtë e shohim edhe nga postimet që të dyja publikojnë me njëra-tjetrën në rrjete sociale.

Së fundmi Xhemi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, teksa shfaqet duke pritur shoqen e saj, duke na zbuluar kështu edhe një zakon të Arbanës, që nuk e dinim më parë…vonesën. Këtë na e ka treguar edhe Xhemi ku krahas videos shkruan me shaka se njeriu nuk ndryshon kurrë.

“Përfundimisht njeriu nuk ndryshon kurrë”- shkruan në Instagram Xhemi, duke iu referuar kështu me shaka Arbana Osmanit. E nuk ka munguar as reagimi i moderatores së Big Brother VIP, e cila, pasi ka ripostuar video ka vendosur t’i kundëpërgjigjet shoqes së saj dhe të mohojë atë që Xhemi thotë.

“Hahahhah nuk u vonova o derr”- shkruan Arbana krah videos së ripostuar, duke na treguar kështu edhe përmes fjalëve të përdorura se mes dyshesh miqësia është më e ngushtë se sa e mendojmë.

You may also like