Performancë fantastike e Luizit, Kiara nuk i mban dot lotët

by admin
Spread the love

Mbrëmja e sotme është vërtetë e veçantë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vëllai i Madh i ka kërkuar banorëve që të realizojnë një mbrëmje ‘cabaret’,, teksa secili prej tyre ka dhuruar emocione e spektakël, por jo vetëm, edhe lotë e shumë të qeshura.

Pas disa performancave, ishte radha e Luiz Ejllit për t’u ngjitur në skenë dhe për të interpretuar numrin e tij. Ai ka kënduar një nga hitet dhe këngët më të bukura të këngëtarit të njohur botëror, Michael Bubble, ‘Home’. Luizi e ka sjellë në një formë shumë të ndjerë, teksa interpretimi i tij ka prekur edhe të dashurën e tij, Kiarën.

Moderatorja është parë në lot pas performancës së Luizit, teksa duket që e ka shijuar së tepërmi këtë interpretim të sjellë në mënyrë kaq të bukur Luizi. Pak më parë, këngëtari u shpreh se nuk ka rëndësi nëse e fiton apo jo këtë Big Brother, pasi ai ia ka fituar Kiarën nga ky format.

Sakaq, edhe Kiara u shpreh se në Big Brother ka njohur dashurinë e jetës së saj, duke marrë kështu edhe duartokitjet e të gjithë banorëve. Ndërsa më pas, ajo dhe Luizi bashkuan duart dhe i vunë përmbi telajo, si një shenjë e dashurisë së tyre të lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

You may also like