Përforcimi i ri i Romës zbarkon në Itali, pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi

by admin
Spread the love

Sulmuesi norvegjez Ola Solbakken ka zbarkuar në tokën italiane dhe është gati për aventurën e tij të re me Romën. 24-vjeçari është përforcimi i parë i merkatos së janarit për Jose Mourinhon në repartin e sulmit.

Solbakken u përshëndet në aeroport me një grup tifozësh të Romës, fotografësh dhe operatorësh. Këta të fundit nuk arritën të intervistonin sulmuesin sepse ky i fundit u largua menjëherë. Me shumë gjasa, norvegjezi do të jetë në dispozicion të Mourinhos për ndeshjen kundër Bolognas më 4 janar 2023.

Solbakken u afrua nga Bodo/Glimt me parametër 0 nga Roma dhe do të nënshkruajë deri në vitin 2027 me verdhekuqtë. Marrëdhëniet ishin krisur mes klubit norvegjez dhe 24-vjeçarit, dhe ky i fundit nuk rinovoi kontratën që skadonte në dhjetor të këtij viti. /oversport.tv

Foto: Fotballklubben Bodø/Glimt, Facebook

You may also like