Përforcime në merkaton e janarit, Barça synon yllin e Juventusit

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Barcelonës konfirmuan qëllimin e tyre për të hyrë në merkato me idenë për të gjetur dikë si Edgar Davidsi.

Për nga roli dhe prejardhja klubore, identiki përputhet me atë të Adrien Rabiosë, kontrata e të cilit me Juven përfundon në fund të sezonit aktual. Deri më tani bisedimet e rinovimit nuk janë zhbllokuar dhe me gjasë, francezi do të kërkojë një ekip tjetër për sezonin 2024/25.

Mamaja e lojtarit, njëkohësisht edhe menaxhere, pret të studiojë ofertat që nuk mungojnë dhe mund ta transferojë të birin në një klub ku do t’i ofroheshin 7 milionë eurot që i siguron Juvja. Barcelona nuk do të kishte probleme në këtë sens, me Rabionë që do të prekte 10 milionë eurot rrogë vjetore.

PANORAMASPORT.AL

You may also like