Përfaqësuesi kurd në Francë thotë se sulmi ishte ‘vrasje e orkestruar nga Turqia’ (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një përfaqësues i komunitetit kurd në Francë tha sot pas takimit me kreun e policisë së Parisit, se sulmi me tre të vrarë ndaj qendrës kulturore kurde “është organizuar nga regjimi i Erdogan”.

Agit Polat kërkonte që vrasjet të konsiderohen nga vendet Perëndimore si ‘sulm terrorist’ ndaj komunitetit etnik kurd.

“Nuk ka dyshim në mendjen time se këto vrasje kualifikohen si terroriste, dje se goditja e organizatës tonë kishte natyrë politike”, tha Polat.

“Çështja e sigurisë është përmendur shpesh, veçanërisht për zonën qendrore të Parisit ku ndodhi ngjarja. Komuniteti ynë do të vijojë të protestojë, do të vijnë nga e gjithë Franca”.

“Duket qartë që ne po shënjestrohemi nga Turqia, nga regjimi i Erdogan, siç ndodhi dhe më 9 janar 2013, me vrasjen e trefishtë të aktivistëve kurdë”.

“Jemi në prag të përvjetorit të dhjetë të atij sulmi, prandaj besojmë se janë vrasje të orkestruara nga Turqia.”

Një sulmues me precendetë për urrejtje racore, vrau dje me armë zjarri tre persona në një qendër kulturore kurde, dhe plagosi tre të tjerë në qendër të Parisit.

Ngjarja shkaktoi zemërim të gjerë dhe në protestat që pasuan aktivistë kurdë u përleshën me policinë franceze.

Autori i dyshuar është plagosur dhe ndodhet në paraburgim, I identifikuar si një 69-vjeçar nga Parisi, me precedentë për sulme racore.