Perez gati të paguajë klauzolën

by admin
Spread the love

Historia e dashurisë mes Bernardo Silva-s dhe Manchester City-t mund të ketë ardhur në fund.

Në orët e fundit, Real Madrid, sipas Daily Star, mund të vendosë të ushtrojë klauzolën e lirimit dhe ta bindë portugezin të transferohet në Madrid.

Mesfushori i Citizens ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, një shumë e përballueshme nga Los Blancos, që synojnë ta përforcojnë akoma më shumë mesfushën.

Megjithatë, Real Madrid duhet të bëjë kujdes ndaj skuadrave të tjera të interesuara, përveç Barcelona-s, Bernardo Silva pëlqehet edhe nga Paris Saint-Germain, Bayern Monaco dhe Arsenal.

Objektivi i madrilenëve është të “djegin” konkurrencën dhe të krijojnë një ekip të mbushur me “galacticos”.

You may also like