Përdoruesit e iPhone po ankohen se iOS 17.1.1 po shkatërron jetëgjatësinë e baterisë së tyre

by admin
Spread the love

Nëse keni një iPhone, mund të keni marrë një njoftim që ju inkurajon të shkarkoni përditësimin më të fundit të iOS. Gjiganti i teknologjisë lëshoi iOS 17.1.1 këtë javë që përmban disa përditësime sigurie si dhe një rregullim për një bug të çuditshëm që bënte të mos shfaqej ikona e borës në widget për aplikacionin e motit.

Por raportimet e reja nga përdoruesit që e kanë testuar këtë version mund t’ju pengojnë ta shkarkoni atë. Disa përdorues që kanë përditësuar iPhone-t e tyre pohojnë se iOS 17.1.1 u ka prishur jetëgjatësinë e baterisë, me disa që tregojnë për rënien e baterisë në mënyrë drastike brenda disa orësh.

Një tjetër problem i rregulluar në këtë version të iOS është dhe ai që nxirrte jashtë loje shërbimin NFC nëse ju e karikonit iPhone-in tuaj në një karikues wireless në makinë. Në këtë mënyrë shërbimi Apple Pay dhe disa të tjera nuk mund të përdoreshin më nga përdoruesit.

Duke shkuar në X (ish Twitter), një përdorues tregoi: “Pas përditësimit të iOS 17.1.1, iPhone im ka probleme me nxehtësinë dhe shkarkimin e shpejtë të baterisë.” Një tjetër shtoi: “Jetëgjatësia e baterisë në iOS 17.1.1 është e tmerrshme! Ka një rënie të madhe të baterisë në iOS 17.1.1. Ajo shkoi nga 100% në 87% në një kohë të shkurtër.

One user vented: 'There's a major battery leak in iOS 17.1.1. It went from 100% to 87% in a short amount of time'

Megjithatë, një studiues nga ZDNet, Adrian Kingsley-Hughes shpjegoi se përdoruesit nuk duhet të shqetësohen pasi një gjë e ngjashme ndodh pas instalimit të një versioni të ri të iOS, pasi ka shumë shërbime që aktivizohen në sfond, si përshembull rikalibrimi i baterisë, që mund të vazhdojnë të funksionojnë deri në disa ditë pas instalimit.

You may also like