Përdori njerëzit jashtë, ma bëri skenën film. E konsideroj si gjithë të tjerët

by admin
Spread the love

Këngëtari Luiz Ejlli dhe Diola Dosti kanë pasur një debat shumë të fortë pak ditë më parë, ku kjo e fundit i tha Luizit se shprehja e tij ‘merr frymë kot’ ka prekur fëmijët e saj, të cilët mund ta kenë ndjekur këtë skenë.

Luizi i është kthyer menjëherë, duke i thënë se në shtëpinë e Big Brother VIP ka përballë atë dhe jo fëmijët e saj, ndërsa e ka sqaruar se çdo gjë ka pasur të bëjë me lojën. Madje, edhe gjatë prime-t të sotëm, Luizi e ka përgëzuar për historinë e guximin e saj në jetë, por e ka sqaruar sërish se çdo gjë ka të bëjë me lojën.

‘Pyeta Amos nëse dinte ndonjë gjë për Diolën, e më tha është nënë e tre fëmijëve, e divorcuar dhe me 3 fakultete. Hyra brenda në dhomë dhe i thashë të heq kapelën. I thashë je femër e fortë, kam motrën me 3 vajza jo e divorvuar, e di sakrificën që ke bërë, e për këtë të heq kapelën. Ama për lojën do të konsideroj si gjithë të tjerët.

Marrin frymë kot në shtëpi, e kam thënë për brenda këtyre mureve. Por ti vjen e më thua kush je ti që ma thua, më fut në një situatë shumë të sikletshme. Nuk po kuptoja ku është gabimi im. Nëse këtu shihesh e sulmuar në kuadër të lojës  dhe fut njerëzit jashtë, nuk është lojë. Unë e kam lojën ndryshe dhe e kam me ty. Ma bën skenën film.

Ua keni thënë disa banorëve këtu, duke ma njohur tipin, ti thoshe Nitës thuaj Luizit.  I uroj me gjithë shpirt që askujt të mos i ndodhë. Kur ka hyrë brenda ka hyrë e ka thënë jam Nita. Trupi i saj perfekt, shumë energjike. Kjo vajzë këtu bën rrotullime rreth pishinës.

Nga ta di unë se ka pasur gjëra të tjera? Empatinë  kam për të gjithë banorët, për atë që kanë jashtë. Përsa i përket lojës nuk kam pse të kem empati, kur ata nuk kanë për mua. Të gjithë këta që thonë kanë empati, bëjnë plane si me nxjerrë jashtë njëri-tjetrin’ – tha Luizi.

Lexo lajme interesante

You may also like