Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

by admin
Spread the love

Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, parti kjo e dalë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare pas konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut, ditëlindjen e saj të 21-të e shënon e përçarë në dy pjesë.

Veteranët e luftës fajin për përçarjen e adresojnë tek interesat personale apo grupore të qarqeve të caktuara dhe jo devijimin siç thonë të idealit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) të Maqedonisë gjë që është evidente.

“Fatkeqësia brenda gjithë këtyre përçarjeve që ndodhin brenda subjekteve politike shqiptare është se ato nuk ndodhin si pasojë e dallimeve apo mospajtimeve ideologjike, por thjesht ato ndodhin për shkak të interesave personale apo grupore të njerëzve të caktuar brenda strukturave politike. Kjo nuk është një diçka e re, nuk ndodh vetëm tani. Kjo ka ndodhur më herët me Partinë e parë Shqiptare, Partinë e Prosperitetit Demokratik, pastaj Partinë Demokratike Shqiptare. Kjo sëmundje e brendshme e partive politike shqiptare tregon se ata nuk janë në gjendje ta reformojnë veten siç ndodh ky proces natyrshëm në shoqëritë me demokraci të zhvilluar”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Përplasjet më serioze brenda partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, në sipërfaqe dolën në shtator të vitit të kaluar, kur përmes një letre ku ishin nënshkruar pjesëtarët e fraksionit të njohur si “Grupi i Zjarrit”, si ankesë thelbësore apostrofuan përqendrimin e pushtetit tek individë të caktuar, duke anashkaluar strukturat partiake.

Pas kësaj, në prill të këtij viti, Grupi i Zjarrit bëri të ditur se do të funksionojë si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Ky veprim u vlerësua si i papranueshëm nga shumica e kryesisë qendrore të BDI-së, e cila konstatoi “vetë largimin” anëtarëve të kryesisë pjesë e Grupit të Zjarrit.

Por, përfaqësuesit e Grupit të Zjarrit, e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim të organeve më të larta të partisë duke theksuar s`e është shkelur statusi i partisë, duke theksuar se veprimi i tyre mbetet në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim.

You may also like