Përcaktimi i të hyrave të lejuara për operatoret e energjisë, përplasë opozitën me ZRrE-në

by admin
Spread the love

Komisioni
për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka diskutuar mbi mënyrën e
përcaktimit të të hyrave të lejuara nga operatoret e rregulluar në sektorin e
energjisë elektrike, ku të pranishëm ishin edhe Bordi i Zyrës së Rregullatorit
të Energjisë (ZRRE), raporton Ekonomia Online.

Në këtë
takim, foli eksperti i çështjeve financiare, Florin Aliu, duke thënë se një
prej komponentëve të rëndësishëm në caktimin e të hyrave të kompanive,
përkatësisht tarifave të energjisë është kostoja mesatare e ponderuar e
kapitalit.

Ai folur për mënyrën se si janë caktuar të hyrat nga ZRRE-ja për KOSTT dhe KEDS-in. Aliu tha se ZRRE-ja përdorë një formulë që nuk është standarde në të cilën përfshihet edhe niveli i tatimeve, që sipas tij, nuk gjenden në teoritë standarde të financave.

Sipas
tij, ZRRE-ja ka vendosur që tatimet që i paguajnë kompanitë si KEDS dhe KOSTT.

“Kjo
është krejtësisht e gabuar dhe praktikë që nuk mund të haset në punime
shkencore të kësaj natyre, pasi modeli CAPM bazohet mbi disa kufizime një prej
të cilave është fakti që supozohet që nuk ka tatime. Tatimi mbi fitimin e
korporatave në Kosovë është 10 për qind. Nëse këtë 10 për qind e aplikojmë në
formulën që e aplikon ZRRE-ja, atëherë të gjitha rezultatet nga CAPM duhet
pjesëtuar me 0.9 (1 – 10%)”, ka thënë Aliu para Komisionit.

“Në
raportet e fundit që ka publikuar Zyra e Rregullatorit gjatë shqyrtimit të
jashtëzakonshëm të tarifave ka treguar se Mesatarja e Ponderuar e Kostos së
Kapitalit (ËACC) për OSSH/KEDS dhe OST/KOSTT është në nivelin prej 8.3%”, tha
tutje.


anën tjetër, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se kanë
marrë praktikat më të mira evropiane dhe se 18 vende nga 20 praktikën e njëjtë
të llogaritjes së të hyrave maksimale të lejuara.

Fejzullahu theksoi se këto metodologji dhe rregulla kanë qenë në diskutim publik në vitin 2011 dhe 2017 dhe se nuk ka pasur ndonjë koment për këtë metodologji, duke thënë se formula që ka përdorur ZRRE-ja dhe ajo që përmendi eksperti Aliu është e njëjtë.

Fejzullahu
ka thënë se të njëjtën formulë e ka përdorur ZRRE dhe raporti i vendeve që janë
pjesë e Rregullatorëve Evropian, derisa deklarimet e Aliu i quajti
dezinformata.

“Ky
proces është shumë kompleks. Ka filluar ne vitin 2017. Ne kemi marrë praktikat më
të mira evropiane. Prej 20 vendeve ku jemi anëtarë aplikojmë në 18 prej tyre.
Ky model ka qenë 19 muaj në diskutim publik. Edhe në vitin 2017, ZRRE i ka
rishikuar 25 rregulla. Formula është e njëjta, asnjë ndryshim. Është
dezinformim nëse merrni raportin e ERA-s ekzaktësisht është e njëjta formulë dhe
është e përdorur siç është përdorur nga rregullatori i Kosovës. Këtë vit kemi
angazhuar konsulentë specifike që kanë ofruar shërbime për disa rregullatorë. Këtë
vit vendoset për 5 vitet e ardhshme. ZRrE do të marrë hapa të nevojshëm. Në çdo
proces kushdo që ka komente i dërgon dhe ZRRE-ja ka me i trajtu”, tha ai.

Mimoza
Kusari-Lila nga Vetëvendosje ka thënë se mënyra e përcaktimit të të hyrave të
lejuara është si ai i vitit 2017. E mira e këtij diskutimi sipas saj është se
nuk ka ndërhyrje politike.

“Zyra
e rregullatorit është agjencion i pavarur që i raporton kuvendit. Na takon te
marrim të gjitha informacionet se procedura e cila është kryer në vitin 2017
dhe afatin tjetër e ka në vitin 2022. Neve na takon në cilësinë e komisionit të
japim rekomandime për ZRrE-në. Prandaj shpresoj që ky diskutim të jetë
profesional dhe të arrijmë të kemi rezultatet pozitive. Ky takim është ftuar të
gjitha paqartësitë për të hyrat apo në të ardhmen. Nëse ne nuk i përgjigjemi
dyshimeve atëherë ne kemi problem bashkërisht. Në formën se si është përcaktuar
koeficienti dhe premia e riskut të kemi përgjigje. Më e mira është që nuk ka hapësire
për ndërhyrje politike”, ka thënë ajo.

Deputetja
e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Bordi i ZRrE-së nuk është aspak
transparent, duke thënë se po i ngjall dyshime se në shërbim të kujt janë.

“Ka shumë qytetarë që mendojnë se ZRrE ka qenë në shërbim të kompanisë private. Ne nuk marrim përgjigje nga ju. Si ka mundësi që kostoja të dalë 8.3 për qind. Kjo po e vë në dyshim se në shërbim të kujt është kjo. Nuk keni arrit me qenë transparent. Pse nuk po e përmendeni që të hyrat përfshijnë 120 milionë. Kjo do të thotë se qytetari paska paguar më shumë se që është dashur nga viti 2017”, tha Bajrami.

You may also like