Përballje luksi në Kategorinë e Parë, luhen edhe 2 sfida në Serie A

by admin
Spread the love

Pas një fundjave të mbushur me emocione të mëdha, futbolli vazhdon në Oversport dhe Tibo edhe këtë të hënë. Kategoria e Parë dhe Serie A do të zbresin në fushë ditën e sotme me përballje shumë interesante.

E hëna sportive në Oversport do të startojë me superndeshjen Dinamo-Flamurtari, që do të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Blutë e kryeqytetit janë favoritët kryesor për tu ngjitur në elitë dhe qëndrojnë me meritë në vend të parë të renditjes. Djemtë e Nevil Dedes do të synojnë suksesin e radhës përballë një rivali direkt si Flamurtari, që të shkëputen akoma më shumë në krye të klasifikimit.

Edhe miqtë nga Vlora kanë pretendime të mëdha këtë sezon. Pas një starti zhgënjyes, Flamurtari ka treguar vlerat e veta dhe ka grumbulluar 10 pikë në 4 takimet e fundit në kampionat. Një fitore në transfertën e sotme në kryeqytet do të ngjiste vlonjatët në vendin e parë në renditje.

Edhe Serie A do të luajë 2 ndeshjet e fundit të javës së 11-të. Cremonese-Sampdoria, një sfidë mbijetese mes dy skuadrave që mbyllin renditjen e Serie A do të zhvillohet në orën 18:30, ndërsa në mbrëmje do të luhet ndeshja Sassuolo-Verona. / Oversport.tv

You may also like