Përballja në “Diego Armando Maradona”, Napoli – Real Madrid në qendër të vëmendjes – Shqip

by admin
Spread the love

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve Evropian të futbollit vazhdon sonte me ndeshjet e raundit të dytë në grupin A, B, C dhe D. Krye ndeshja e mbrëmjes së sotme  zhvillohet në grupin “C”  Napoli – Real Madrid

Në Grupin “A”, në “Parken Stadium” të Kopenhagës,  skuadra vendase është nikoqire e kampionit të Gjermanisë, Bayern të Munihut. FC Kopenhaga në ndeshjen e raundit të pare barazoi  2-2 me Gallatasarajin, ndërsa Bayerni mundi Mançesterin United 4-3.

Skuadra angleze  Mançester United në “Old Traford” para tifozëve vendas përballet me Gallatasaray  të Turqisë

Në takimet e grupit “B”, Lens takohet me Arsenalin, ndërsa PSV  është nikoqire e Sevillas. Në raundin e parë mundi ekipin holandez 4-0, ndërsa Sevilla dhe Lens  barazuan 1-1

Në grupin “C” sjell ndeshja më e rëndësishme të mbrëmjes së sotme  do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”  në Napoli aty ku skuadra vendase  e Napolit takohet me skuadrën mbretërore  që drejtohet nga  Karlo Anxheloti. Kujtojmë se  në raundin e pare B Napoli mundi  ekipin Braga  2-1, ndërsa Real Madridi mundi  Union Berlinin  1-0. Në ndeshjen tjetër të grupit “C” takohen Union Berlin – Braga

Në Grupin” D”, zhvillohen dy takime mjaft interesante dhe atë në stadiumin “Red Bull Arena  në Salzburg të Austrisë, skuadra  vendase takohet me spanjollet e Real Sociedadit. Ekipi austriak pas fitores  në raundin e pare kundër Benfikës gjithsesi se do të synon fitore edhe kundër spanjollëve të cilët në ndeshjen e pare barazuan me Interin 1-1.  Në ndeshjen tjetër të këtij grupi me fillim në ora 21:00, Interi në stadiumin “San Siro” në Milano është nikoqire e Benfikës. /KlanMacedonia/

Në orën 18:45, takohen:

Salzburg – Real Sociedad

Union Berlin – Braga

 

Në ora 21:00, takohen:

FC Copenhagen – Bayern

Inter – Benfica

Lens – Arsenal

Manchester United – Galatasaray

Napoli – Real Madrid

PSV – Sevilla

You may also like