Për tu duartrokitur/ Barcelona e largoi detyrimisht, por Coutinho bën këtë gjest të madh

by admin
Spread the love

Philippe Coutinho gjatë ditës së premte konfirmoi transferimin e tij tek Aston Villa.

Dy klubet arritën marrëveshje për transferimin e brazilianit në formë huazimi 6-mujor deri në fund të sezonit, me opsion blerje në mënyrë të përhershme në fund të sezonit për 40 milionë euro.

Ndonëse Barcelona e dëshiroi me çdo kusht largimin e Coutinhos, braziliani ka bërë një gjest fantastik për tashmë ish-klubin e tij.

Coutinho raportohet se ka pranuar të ulë pagën e tij për të lejuar Barcelonën të mos paguajë asnjë nga pagat e tij gjatë huazimit të tij, me klubin anglez që do të paguajë 65% të pagës së tij normale.

Veprimi i tij i lejon klubit tani të regjistrojë Ferran Torres.

You may also like