Për të parë Messin në stadium, një biletë prek shifrat stratosferike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Padyshim protagonisti i këtij Botërori për Argjentinën deri më tani, ka qenë kapiteni Lionel Messi. “Pleshti” në 4 paraqitje për Albiceleste ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre herë.

Të gjithë tifozët e Argjentinës dhe jo vetëm, ëndërrojnë të shohin një herë të vetme Messin duke luajtur në një ndeshje. Mirëpo një biletë në stadium për të parë përballjen mes Holandës dhe Argjentinës, ka prekur shifra stratosferike. Çmimet varjojnë nga pesë mijë euro dhe deri tek ajo Premium, e cila prek një numër të frikshëm prej 7500 euro.

Çdo sfidë e Kombëtares së Argjentinës përjetohet si një ngjarje unike dhe e jashtëzakonshme në komin e Amerikës jugore. Mbetet për t’u parë nëse argjentinasit do të sakrifikonin për të parë Leo Messin me shokë të premten në mbrëmje. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Facebook

 

You may also like