“Për të hetuar krimet e kryera në Ukrainë”/ Ursula von der Leyen: Do të krijohet një qendër ndërkombëtare

by admin
Spread the love

Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të krijohet një qendër ndërkombëtare në Hagë për të hetuar krimet e kryera në Ukrainë.

“Ai do të koordinojë mbledhjen e provave, do të përfshihet në ekipin e përbashkët hetimor i cili mbështetet nga agjencia jonë Eurojust”, tha shefja e Komisionit Evropian.

Ajo e bëri njoftimin gjatë një vizite zyrtare në Kiev së bashku me shumë zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjithashtu me seli në Hagë të Holandës, po heton tashmë krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

ICC mund të ndjekë penalisht gjenocidin në Ukrainë, por nuk ka juridiksion mbi krimet e supozuara të agresionit nga Rusia atje.


Top Channel

You may also like