Për rrugën Tetovë – Prizren duhet analizë e mirë dhe koordinim mes dy vendeve – Shqip

by admin
Spread the love

Rruga Tetovë – Prizren është në interesin e dy vendeve – ka thënë Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, duke vlerësuar se bashkëpunimi me Kosovën do të rezultojë me ndërtimin e kësaj rruge, pjesë e programit qeveritar për investime kapitale.

Boçvarski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, përse tashmkë disa vite zgjat procedura për përpunimin e dokumentacionit, tha se prë realizimin e një projekti kaq të madh duhet një analizë e mirë.

“Duhet një studim i mirë fizibiliti, projekte ideore, zgjedhja e trasesë më të përshtatshme. Kur themi më të përshtatshme, kjo do të thotë, trase më e volitshme, financiarisht e arsyeshme dhe krejt në fund përfundimi I dokumentacionit projektues, gjetja e mjeteve financiare e më pas shpallja e thirrjeve. Padyshim në këtë rast kemi edhe një lloj koordinimi, për shkak se bëhet fjalë për rrugë që lidh dy vende, të punohet bashkë e paralelisht, që do të zhvillojë gjithë rajonin” – tha Boçvarski.

Për realizimin e këtyre projekteve, shtoi Boçvarski, analiza e mirë dhe thelbësore dhe procedurat tjera janë të rëndësishme që të mos paraqiten probleme gjatë realizimit në teren, duke marrë parasysh viset malore ku duhet të zhvillohen punimet. /KlanMacedonia/

You may also like