Për mua të shtunën del Luizi

by admin
Spread the love

Nuk ka asnjë dyshim që Big Brother VIP Albania 2 është një nga temat e momentit në çdo shtëpi. Pas asaj që ndodhi të martën në spektaklin e njohur, ku Luizi rrëfeu se nuk vuan nga një sëmundje e rrallë ashtu sikurse ka pretenduar më parë.

Ai tha se ka treguar historinë e një shoku, ndërsa pas analizave të kryera të martën, mjekja zbuloi se Luizi gëzon shëndet të plotë.Sakaq, jeta vijon normalisht në shtëpinë e Big Brother, pavarësisht se disa prej banorëve nuk i flasin Luizit.

Madje, ka edhe nga ata që e thonë hapur që këngëtari do të lërë shtëpinë ditën e shtunë, duke qenë se ai është në nominim së bashku me Kiarën, Mikelën dhe Dea Mishel. Në një bisedë me Ronaldon, Armaldo shprehet se sipas tij, të shtunën del Luizi.

Ronaldo: Kush del të shtunën?

Armaldo: Për mua Luizi, sepse ti mua më gënjen njëherë…

Kujtojmë që Armaldo është një prej personave që i ka qëndruar shumë afër Luizit këto dy ditë, ndryshe nga shumica që kanë vendosur t’i rrinë larg.

You may also like