“Për mua kjo bie erë e keqe”, Murrizi nxjerr informacionet sekrete nga SPAK

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka folur për komisioni parlamentar hetimor për inceneratorët. Sipas Murrizit ky komision është një flluskë sapuni dhe po bëhet për të mbuluar aferën. Sipas Murrizit, SPAK ka sekuestruar telefonat e disa individëve dhe ka informacione shumë të detajuara për inceneratorët.

“Dalin e flasin aty nëpër tv dhe bëjnë show, ca kanë marrë pozitën e Nexhimje Hoxhës dhe ca të Aranit Çelës, që bëjnë si prokurorë, ai është show. Nëse do ta mbulosh diçka dhe do që të mos dalë kurrë ngre një komision parlamentar hetimor që ta sfumosh. Duhet ta lënë SPAK në punë e tyre, ky komision përveç efektit të publikimit të fakteve që vet SPAK i dinte, unë nuk shoh që ka ndonjë gjë te re dhe Basha bën sikur me komisionin e Tabakut ka zbuluar raketën. Unë kam informacione që SPAK ka në dosje telefonat e sekuestruar të disa individëve, ish ministrit. SPAK di shumë më shumë se sa broçkullat që fliten në komision. Tabaku takoi sot kreun e SPAK, pse e takoi? Për mua kjo bie erë e keqe.”, u shpreh Myslym Murrizi i ftuar në Shqip.

You may also like