Për Liverpoolin mjafton Keita, merr provizorisht kreun e Premier League

by admin
Spread the love

Ka mjaftuar një gol i Naby Keita që Liverpool të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Newcastle. Të besuarit e Klopp arritët të fitonin minimalisht me rezultatin 1-0 dhe ngjiten në krye të Premier League në pritje të sfidës së Manchester City.

Liverpool e nisi menjëherë vrullshëm ndeshjen duke gjetur edhe golin e avantazhit pas 19 minutash lojë. Ishte Naby Keita ai që prishi balancat e ndeshjes duke e çuar rezultatin në 1-0.

Një gol i vetëm nuk mjaftoi për ekipin e Klopp dhe u hodh në kërkim të epërsisë së dyfishtë. Sadio Mane shpërdoroi një rast të mirë shënimi duke e lënë rezultatin të palëvizur.

Pak minuta më vonë Newcastle dha shenjat e para të jetës dhe realizoi një gol me Almiron, por gjyqtari i takimit e anuloi për një pozicion jashtë loje.

Ishte Jota më pas që rrezikoi për Liverpool, por edhe portugezi nuk e çoi dot topin në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë nisi me Liverpool që kërkoi të dyfishonte, por Sadio Mane sërish shpërdoroi. Njësoj edhe Diogo Jota që pati dy shanse të mira shënimi, por pa sukses.

Kështu ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Liverpoolit që merr tre pikë të tjera të rëndësishme në luftën për titullin kampion. Tashmë të besuarit e Klopp ngjiten provizorisht në vendin e parë me 82 pikë, +2 nga Manchester City që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 35

Newcastle – Liverpool 0-1
Shënues:
Keita 19’

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like