Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun – Lajme

by admin
Spread the love

Një opozitë e vërtetë, për të qenë e besueshme, nuk mund të shtrembërojë faktet, për hir të qëllimit. Nuk e di sa e dinë këtë aksiomë dy polet kryesore të “Shtëpisë së Lirisë”, pra Foltorja dhe LSI-a, por një gjë është e dukshme, ata po adoptojnë qasjen më të gabuar të mundshme kundrejt komisionit hetiomor “Tabaku”. 

Sulmet tashmë janë të sinkronizuara. Sipas tyre, ky komision, po prodhon vetëm kakofoini, zhurmë, spektakël, me qëllimin që të fshehë pas shernajës së zakonshme përgjegjësinë e grabitësve të vërtetë. Edhe për trajtimin e Gjiknurit apo Veliajt edhe për largimin pa dëshmi të Ermiona Sakos apo Alqi Bllakos, opozitarët me radikalë fshikullojnë deputetët e squllët apo kolaboracinistë të Bashës.

Lexo me tej:

Hetimi/ Pas daljes së dokumentit, Veliaj kandidat për SPAK

Vetë personalisht unë jam i bindur se opozita e vulës është një dështim, se ajo ka aftësinë prej magjistari për të fikur çdo kauzë, për të bërë pazar me çdo krim, për ta shëndërruar në mall çdo grabitje. Pra si vëzhgues afatgjatë i aktivitetit të PD-së që vazhdon të strehohet në SHQUP, jam i ndërgjegjshëm se çdo kontribut anti-Ramë i investuar tek ky grupim, në fund do të shumëzohet me zero.

Prandaj nga ky këndvështrim e mirkuptoj ankthin e të gjithë atyre që i tremben një sherri të stisur, sa për të kaluar zgjedhjet e 6 marsit, sa për të hedhur lumin e debatit, se cila është opozita e vërtetë, sa për të kaluar radhën dhe harruar nënshtrimin ndaj ambasadave apo bashkimin e votave me qeverinë për vettingun.    

Pra, në afatgjatë, të gjithë ata që mendojë se po mbillet zhurmë për të mos korrur asgjë mund të kenë të drejtë. As deputetëve të Berishës edhe as atyre të Metës mund të mos u vihet faj në dyshimin që kanë se ky mal i mbarsur do të pjellë një mi të pa aftë për ta brejtur ngrehinën korruptive të rilindjes.

Por, ama ky mosbesim ndaj qëllimit final, nuk mund ti bëjë ata të verbër ndaj fakteve. Mirë apo keq, komisioni “Tabaku” po na tregon, ditë pas dite, se tre njerëz anonimë, që askush nga qeveritarët nuk pranon se i njeh, paskan fituar qindra milionë në koncesionet e ndrysme në Fier, në Elbasan dhe Tiranë. Ai po bën prezent në sytë e publikut efikasitetin në grabitje të një qeverie, që qenkësh e aftë të miratojë 17 procedura brenda një dite të vetme. Ai po vërteton se Erion Veliaj ka kryer një krim, duke nënshkruar “po-në” e tij për një aferë 90 milonë euroshe me 30 vjet jetgjatësi, të cilën ai e ka firmosur pa miratimin e këshillit bashkiak. Ai po nxjer në dritën e diellit, se ndonëse taksapaguesit shqiptarë kanë financuar rreth 100 milionë euro për të asgjesuar mbetejet, ende asnjë incenerator nuk punon dhe ndonëse banorët e kryeqytetit paguajnë për djegje, plehrat e tyre ende vetëm groposen.

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Këto janë fakte, madje të pakundërshtueshme dhe ky komision po shërben për ti potenciuar ato.

Për këtë as nuk mund të shtiremi sikur nuk po ndodh as nuk mund ti’a relativizojmë impaktin që ka në shoqëri.

Gabimi i të gjithë faktorëve që janë kundër Bashës është se duan ti mohojnë këto arritje vetëm nga meraku se mos një kryeopozitar fallco përfiton prej tyre. 

Zbardhja e dokumentave/ Pse refuzoi të depononte deputeti Alqi Bllako

Në të vërtetë të dyja çështjet duhet të jenë të ndara, sepse zabrdhja e fakteve, jo domosdoshmërisht, është e pazgjithshme nga qëllimi për të cilin ato mund të përdoren. Nëse komisioni “Tabaku” na furnizon me një arsenal argumentash për një nga vjedhjet më të mëdha të këtij regjimi, ky do duhej të ishte një brumë i mirëprtitur për këdo nga kritikët e qeverisë. Edhe politikanët edhe gazetarët edhe aktivistët e shoqërisë civile mund ti përpunonin ato në magjen e bindjeve dhe strategjisë së tyre. 

Pra në këtë fushë betejë, askush nuk e ka luksin që të bëjë sikur nuk e sheh një vjedhje, vetëm sepse denoncuesi i saj është një nga përkrahësit e fraksionit të vulës. Ato duhet ti pranojmë dhe duartrokasim të gjithë.

Pastaj, po, natyrisht që po, gjithësekush ka të drejtën e tij të barikadohet në llogore të ndryshme, për mënyrën se si i përdor këto skandale.

Në këtë kuptim, komisioni hetimor po i shërben opozitarizmit dhe pasqyrimit të një prej grabitjeve më të mëdha të kësaj qeverie. Atyre i duhet njohur kjo gjë. Dhe vetëm pasi të themi këtë, ne mund të pretendojmë të hapim debatin nëse deputetët pro Bashës, po, po, të njëjtët që rrinë me bisht në shalë para Yuri Kimi-it, të njëjtët që bashkojnë votat me Ramën, janë në gjendje ti shndërrojnë në kauza fitimtare “zbulimet” e tyre. 

Por, për hir të faktit se nuk kemi besim tek ta, ne nuk mund të asgjesojmë edhe të vërtetat tronditëse që dalin nga goja e tyre. 

Pikërisht në këtë gabim po bien propagandistët e “Shtëpisë së lirisë”, të cilët nga inati me Lulin po duken të gatshëm të pastrojnë shtratin e Erion Veliajt.

©Lajme

You may also like