Për dashuri apo para? Aktorja e Hollywood martohet me financierin nga Dubai

by admin
Spread the love

Lindsay Lohan, aktorja shumë e njohur në Amerikë,  është martuar. Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja amerikane, përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej me Bader Shammer, burrin e saj të ri. “Unë jam gruaja më e lumtur në botë. Ti më gjete mua, dhe unë e di që e kam gjetur lumturinë.

Jam shumë e lumtur që unë jam gruaja jote”, ka shkruar aktorja Lohan. Lindsay u takua me Bader Shammas, i cili është financier, në kohën kur aktorja jetonte në Dubai. Shammas i propozoi nëntorin e kaluar për t’u fejuar. Babai i Lindsay, Michael Lohan, tha për dhëndrrin e tij të ri, Shammas: “Ai nuk është një tip hollivudian, ju nuk shihni asnjë foto të tyre në shtyp.

Ky ishte një nga problemet e Lindsayt që e kishte. Ishte e vështirë. Por ajo është me një djalë që nuk i pëlqen qendra e vëmendjes. Të gjithë janë të lumtur. Lindsay i ndryshoi jetën kur e takoi, ajo ka jetuar një jetë vërtet të lumtur dhe të shëndetshme”, u shpreh i ati i aktores.

Komentet për këtë martesë të Lohan me Shammas kanë qenë të ndryshme. Disa e kanë parë me pozitivitet dhe e kanë uruar aktoren, ndërsa të tjerë janë shprehur se Lohan është martuar me Shammas vetëm për para…

You may also like