Për 24 orë ngritën 37 aktakuza nga Prokuroritë Themelore

by admin
Spread the love

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24
orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37)
aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale, po
ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë
(13) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për
tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit,
me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, ka paraqitur një (1)
kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe si ka
ngritur gjithsej njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka
ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka
ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për
caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka
ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave. Prokuroria Themelore
në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka
ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka
ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër
katër (4) personave.

You may also like