Pentagoni konfirmon se municionet thërrmuese kanë mbërritur në Ukrainë – Shqip

by admin
Spread the love

Municione thërrmuese të furnizuara nga ShBA-ja janë dorëzuar në Ukrainë, tha një zyrtar ushtarak të enjten.

Tashmë është konfirmuar raportimi nga CNN në lidhje me dorëzimin e armëve në Ukrainë, transmeton Klan Kosova.

“Ka municione thërrmuese në Ukrainë në këtë kohë,” tha gjatë një konference shtypi, gjenerallejtënant Douglas Sims, drejtori i shtabit të përbashkët për operacionet.

Ndërsa zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë thënë se municionet thërrmuese mund të ndryshojnë lojën në fushën e betejës, duke ndihmuar në depërtimin e mbrojtjeve të Rusisë në kundërsulmin e Ukrainës, armët janë gjithashtu të diskutueshme.

Më shumë se 100 vende, përfshirë aleatët kryesorë të ShBA-së, kanë ndaluar municionet thërrmuese për shkak të kërcënimit të tyre të mundshëm për civilët. Bombat funksionojnë duke shpërndarë “bomba” më të vogla në një zonë të gjerë. Nëse ndonjë nga bombat dështon të shpërthejë, ato mund të përbëjnë një rrezik afatgjatë për këdo që i ndesh, ngjashëm me minat tokësore.

Sims tha se Ukraina nuk ka “ndonjë interes në përdorimin e municioneve thërrmuese kudo pranë popullatës civile, ndryshe nga rusët”.

“Rusët i kanë përdorur këto armë kundër civilëve në komunitetet civile, që është një ndryshim domethënës nga ajo që ukrainasit synojnë të bëjnë”, tha Sims. “Ukrainasit synojnë të përdorin municione thërrmuese në mjedisin taktik, kundër rusëve, jo kundër civilëve.”

You may also like