Pengesa e fundit është Sportingu, Milan dhe Leao një hap larg rinovimit

by admin
Spread the love

Milani dhe Rafael Leao po vazhdojnë të negociojnë për të rinovuar kontratën e cila skadon në qershor 2024. Sulmuesi portugez u shpall mbrëmë lojtari më i mirë i Serie A për sezonin e kaluar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grand Gala” të futbollit italian.

Babai i portugezit gjithashtu mori pjesë mbrëmë në një ditë të rëndësishme për djalin e tij. Ky i fundit, pritet në Casa Milan dhe takohet më Paolo Maldini dhe Fredric Massara të cilët besojnë tek marrëveshja e rinovimit me lojtarin.

Leao momentalisht përfiton një shumë prej 1.5 milionë euro në kontratën me kuqezinjtë e cila pritet të rritet ndjeshëm. Nga ana tjetër në lojë është futur Sportingu i Lisbonës që pretendon një dëmshpërblim 19 milionë euro prej sulmuesit.

Milani është gati të ndihmojë lojtarin që të shlyejë borxhin. Kjo sigurisht do përfshinte një ulje të pagës së Leaos. Portugezi kërkon 7 milionë euro, kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë 6 milionë euro plus bonuse. /oversport.tv

You may also like