Pendarovski zyrtarisht pranoi dorëheqjen e Zaevit

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski pranoi formalisht raportimin nga Kuvendi se është konstatuar dorëheqja e kryeministrit Zaev. Kuvendi sot në seancë e vërtetoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas nenit 90 të Kushtetutës, pas raportimit zyrtar, presidenti i vendit është i obliguar në afat prej 10 wditëve ta caktojë mandatin kandidatit për mandatar, përkatësisht partive politike që kanë shumicën.

Mandatari në afat prej 20 ditëve në Kuvend dorëzon programin dhe propozon përbërjen e re qeveritare.

You may also like