Pendarovski takohet me të rinjtë nga Çairi që fituan në garën e NASA-s

by admin
Spread the love




Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti nxënësit e shkollave të mesme të cilët fituan në superfinalen e sivjetme të Maqedonisë së Veriut nga hakatoni 48 orësh “NASA spejs aps çelinxh 2022”, në organizim të Agjencisë amerikane për hulumtime hapësinore NASA.
Presidenti Pendarovski u informua për potencialin e lartë të projekteve të realizuara në konkursin e fundit, që rezulton me përzgjedhjen e dy ekipeve fituese nga ana e jurisë, për herë të parë në mbajtjen 10-vjeçare të “NASA spejs aps çelinxh” tek ne. Në takim, fituesit folën për impresionet dhe përvojat e tyre nga hakaton, si dhe për fushat e ndryshme të njohurive të cilat ishin të nevojshme për realizimin e zgjidhjeve të tyre”, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.

Nxënësit nga gjimnazi “Zef Lush Marku”, të cilët e përbëjnë ekipin YCCC-SPACE EAGLES, e prezantuan aplikacionin e tyre interaktiv mobil dhe faqen e internetit përmes të cilës mund të hulumtohen pozicionet dhe madhësitë e kratereve të Hënës të shkaktuara nga tërmetet, duke përdorur të dhëna sizmike dhe gjeofizike të marra nga NASA. Zgjidhja e tyre është e qasshme në faqen e internetit:https://www.moonquakes.earth dhe projekti i plotë në të cilin kanë punuar në linkun: https://2022.spaceappschallenge.org/…/space…/project.

Presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje internacionale i cili e njeh cilësinë, ambicien dhe talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë, duke nxitur interesimin e tyre për teknologjitë STEM. Duke i uruar fituesit, ai shprehu kënaqësinë që nga vendi ynë dalin vazhdimisht profile shumë të motivuara dhe kreative nga fusha të ndryshme, të cilët si ekip i kapërcejnë sfidat komplekse të vendosura në këtë garë.

Në këtë drejtim, Pendarovski shprehu besimin se pjesëmarrësit që do të vizitojnë “NASA Kenedi spejs qendra” në Florida, SHBA, do ta shfrytëzojnë këtë privilegj të merituar për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm personal dhe profesional, i cili padyshim do të ketë një kontribut pozitiv në mbarë botën. komuniteti në të cilin jetojnë, theksohet në kumtesën nga zyra e presidentit.


You may also like