Pendarovski pas mbledhjes të Këshillit të Sigurisë: Po ndjekim me vëmendje situatën në Rusi dhe Ukrainë

by admin
Spread the love




Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ka deklaruar se në takim është diskutuar në lidhje me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend, në rajon dhe në zonën euroatlantike.
“U sollën disa konkluza, e para anëtarët e Këshillit kanë konstatuar se situata e sigurisë në vend është stabile dhe se tani nuk ka indicie se mund të kërcënohet integriteti territorial i vendit. Institucionet e ndjekin situatën dhe nëse ka nevojë janë të gatshëm të reagojnë menjëherë”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.
Në lidhje me gjendjen në rajon, Pendarovski tha se Këshilli ka konstatuar se tensionet pjesërisht janë ulur pas aktiviteteve të ndërkombëtarëve, këtu para se gjithash Pendarovski tha se bëhet fjalë për Bosnjë dhe Hercegovinën.
“Është hapur hapësirë për vendosjen e dialogut si mënyrë e vetme për tejkalimin e problemeve”, shtoi Pendarovski.
Ai tha se në seancë është diskutuar edhe për tensionet në kufirin Ruso-Ukrainas.
“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s ka bërë të gjitha përgatitje në varshmëri prej asaj se si dot ë rrjedhin gjërat në periudhën e ardhshme. Përshëndesim raportet diplomatike që i ndërmarrin faktorët ndërkombëtar për t’i dhënë përparësi dialogut dhe paqes dhe jo luftës dhe retorikës luftarake. Në këtë pjesë të botës ka shenja simbolike për deeskalim të situatës, por ende është herët për të prognozuar se si do të zhvillohen zgjedhjet, dhe ajo pjesë mbetet ende zonë e lartë e rrezikut”, tha Pendarovski.


You may also like