Pendarovski në përvjetorin e Ushtrisë: Qytetarët e Maqedonisë sot janë më të sigurt

by admin
Spread the love

“Ne kemi nevojë për reforma serioze dhe në këtë drejtim, negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian vetëm mund të na ndihmojnë të mobilizojmë të gjitha burimet dhe t’i bëjmë politikanët shumë më të përgjegjshëm në punën e tyre. Një parakusht kritik për këtë është tejkalimi i dallimeve politike dhe bashkimi rreth fillimit të negociatave, të cilat do të na ndihmojnë të zbatojmë reformat thelbësore, në të mirë të të gjithë qytetarëve”.

Këtë e tha sot presidenti i vendit Stevo Pendarovski, me rastin e përvjetorit të themelimit të Ushtrisë. Ai gjithashtu theksoi se qytetarët e Maqedonisë sot janë më të sigurt për shkak të mburojës së sigurisë së Aleancës NATO.

Ai kujtoi se që nga fillimi, si vend, RMV kontribuin në përpjekjet e përbashkëta për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

“Ne jemi ndër pesë shtetet anëtare të Aleancës për sa i përket raportit midis Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe asistencës teknike ushtarake dhe materiale që i ofrojmë Ukrainës në këtë periudhë kritike. Pendarovski tha se duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen dhe sigurinë tonë”.

“Qëllimi është që të kemi një ushtri që jo vetëm do të përmirësohet strukturisht, por edhe do të modernizohet me mjete luftarake dhe pajisje moderne për mbrojtjen e atdheut”, tha Pendarovski.

You may also like