Pendarovski: Në mes të vitit 2022 do të kompletohet dhe publikohet dokumenti final për MKD 2030

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm vjetor në Parlament, tha se para dy vitesh nga ky vend e e paralajmërova projektin MKD 2030, i cili, siç theksoi, është përfytyruar të vendosë kornizën strategjike për zhvillimin e shteti në 10 vitet e ardhshme.

“Për fat të keq, për shkak të pandemisë, si edhe te shumë projekte të tjera, puna e këtij dokumenti, kuptohet që është ngadalësuar, por nuk është harruar. Deri në këtë moment, në suazat e shumë grupeve të punës të cilat janë aktive, kontributin e vet e kanë dhënë shumë individë të shquar nga bashkësia akademike dhe e biznesit, nga sektori qytetar dhe nga ministritë e resorit, nga Kuvendi, odat ekonomike, sindikatat, edhe nga pushteti edhe nga opozita. Edhe pse bota në vitin që po kalon ishte në karantinë, angazhuam edhe dhjetëra intelektualë të shquar nga jashtë dhe nga diaspora jonë, për çka i falënderoj të gjithë sinqerisht”, theksoi Pendarovski.

Ata të gjithë, siç theksoi kreu i shtetit, kishin një detyrë komplekse para vetes, sepse anëtarësimi në NATO e vendosi vendin në një kontekst të ri gjeopolitik, kurse në të njëjtën kohë rajoni i Ballkanit Perëndimor ngadalë, por, me siguri filloi të dalë nga perspektivat strategjike të fuqive të mëdha. Pandemia i vendosi në mbikëqyrje të opinionit të gjitha dobësitë e sistemit në infrastrukturën shoqërore, si dhe fushat ku nevojitet investim si përgatitje për botën postkovid.

Ky dokument do të përmbajë vlerësim të anëve tona të fuqishme, por edhe të dobëta që kërkojnë më shumë investime dhe kapital njerëzor, me rekomandim ku t’i fokusojmë përpjekjet tona, me qëllim përfundimtar, një jetë më të mirë për të gjithë. MKD2030 do të theksojë shumë tema dhe fusha të ndërvarura, nga digjitalizimi, decentralizimi dhe demokratizimi, nëpërmjet politikave ekologjike, ekonomike, agrare dhe shëndetësore, dhe deri tek arsimi dhe shkenca dhe lufta kundër shpërnguljes masive të të rinjve”, theksoi Pendarovski.

Kreu i vendit paralajmëroi se nga mesi i vitit 2022 do ta kompletojmë dhe do ta shpallim dokumentin final. Unë shpresoj sinqerisht se nga institucionet kompetente ai do të shndërrohet në Strategji nacionale zhvillimore, kurse në vitet që do të vijë do të zbatohet nga të gjitha qeveritë e ardhshme politike, pa dallim se cilit opsion politik i përkasin. Qëllimi përfundimtar është të krijojmë sisteme të strukturuara me themele të thella dhe me potencial të brendshëm që të mbijetojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa jo të varen nga fakti se kush i kryeson ato

You may also like