Pendarovski: Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike

by admin
Spread the love




Mediat e lira janë parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike, ku liria e shprehjes është e drejtë dhe përgjegjësi që mund ta ushtrojë secili prej nesh, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 majit – Dita ndërkombëtare e Lirisë së mediave

Dita ndërkombëtare e Lirisë së mediave, e cila këtë vit i kushtohet lirisë së shprehjes si shtytëse e të gjitha të drejtave të tjera të njeriut, siç thekson Pendarovski në mesazhin, po shënohet në kontekstin e krizave të shumta që pushtojnë të sotmen tonë.

“Politikanët, qeveria, opozita, sektori civil – të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të zëshëm për të garantuar më shumë të drejta, siguri dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit e medias në mënyrë që ata të kryejnë me profesionalizëm detyrën e tyre të përgjegjshme. Të informojnë shpejt, saktë dhe pa censurë, pa presione politike apo biznesi. Dhe së bashku me gazetarët, të luftojmë kundër lajmeve të rreme, sepse qytetarët kanë të drejtën e informacioneve të sakta, në kohë dhe të verifikuara.

 


You may also like