Pendarovski: Ku nuk sundon e drejta, sundon paraja!

by admin
Spread the love

“SANKSIONET NDËRKOMBËTARE TË PËRCILLEN ME SANKSIONE VENDORE”

Për luftën kundër korrupsionit e domosdoshme është lidershipi etik nëpër institucione. U bëj thirrje aktorëve politik që në mënyrë konstruktive të kyçen në këtë process – tha Presidenti Pendarovski gjatë fjalimit të tij në sesionin e 6-të plenar të Konventës Kombëtare për BE-në në RMV.

Në Maqedoninë e Veriut, në masë të madhe, flitet me gjuhën e korrupsionit, tha Presidenti Pendarovski duke cituar anketa të ndryshme që konfirmojnë implikimin e qytetarëve në veprime korruptive.

Për këtë situatë shqetësuese, sipas Presidentit, ka kontribuar edhe mos vendosmëria e individëve nëpër institucione për të ngritur procedura, sic I quan ai, ndaj të “paprekshmëve” në shoqëri.

“Fitohet përshtypja se SHBA dhe BE janë më të ashpër në luftën kundër korrupsionit se sa institucionet tona. Krahas që me vite investojnë në trajnime të punonjësve në gjyqësorin maqedonas, ata kohë pas kohe ndërmarrin veprime sanskionesh sic është “lista e zezë” ku SHBA-të vendosin personat për të cilët vlerësojnë se janë të implikuar në korrupsion” – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Por, Presidenti vlerëson se sanksionet ndërkombëtare nuk janë të mjaftueshme nëse nuk përcillen me sanksionet vendore.

““U bëj thirrje aktorëve politik, pozitës dhe opozitës, në mënyrë konstruktive të kycen në procesin e betejës antikorrupsion. Si një veprim mbipartiak, reformat evropiane mund të na ndihmojnë ta kthejmë të mirën e përgjithshme dhe interesin publik në bërthamën e diskursit politik dhe në praktikë” – tha Pendarovski.

Presidenti vlerëson se integrimi evropian nuk mund të jetë qëllimi dhe prioriteti i vetëm një garniture politike, por është një projekt kombëtar që ishte mbështetur që nga pavarësimi I vendit. /KlanMacedonia/

You may also like