Pellegrini: Sanchez ose Vidal te Betis? Do të më pëlqenin në skuadër

by admin
Spread the love

Sanchez dhe Vidal? “Do të më pëlqente të kisha në skuadër një prej atyre të dyve”. Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Betis, Manuel Pellegrini i cili pak kohë më parë u shpall kampion i Kupës së Mbretit me ekipin e tij.

Ai foli për mikrofonat e Bio Bio TV, i cili foli për dy bashkëkombasit e tij që aktivizohen tek Interi. Megjithatë, ai nuk i dha shumë shpresë tifozëve të ekipit duke thënë se diçka e tillë është pothuajse e pamundur.

“Nuk është një mundësi shumë reale nëse marrim parasysh nivelin ekonomik që kemi. Si kualitet më pëlqen që t’i trajnoj, por janë dy lojtarë me rroga shumë të larta. Betis nuk mund t’i përballojë dot”, tha ndër të tjera Pellegrini. /oversport.tv

You may also like