PEKIN- Scholz: Kina duhet të ushtrojë ndikim mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

PEKIN, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Kinës që të ushtrojë ndikim mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

”Kina është një vend i madh dhe ka një përgjegjësi për paqen botërore”, theksoi Scholz në Pekin gjatë takimit me kryeministrin kinez në largim Li Keqiang.

Ai shtoi se Pekini dhe Berlini kanë rënë dakord se retorika ruse e armëve bërthamore është e papranueshme.

Ai hodhi poshtë gjithashtu kritikat për vizitën e tij, duke thënë se ishte ” e mirë dhe e drejtë që të ishte në Pekin”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSejko për projektbuxhetin 2023: Prioritet, garantimi i stabilitetit të çmimeve
Artikulli tjetër“Bonusi i Rijetësimit”, punime restauruese në banesën Mjeshtri në Berat

You may also like