PEKIN – Kina: Koordinim me SHBA-në për rifillimin e komunikimit ushtarak të nivelit të lartë

by admin
Spread the love

PEKIN, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Kina njoftoi të enjten për bashkëpunimin e saj me SHBA-në për rivendosjen e komunikimit ushtarak të nivelit të lartë.

“Kina dhe autoritetet e mbrojtjes amerikane po komunikojnë dhe bashkërendojnë për rifillimin e komunikimeve ushtarake të nivelit të lartë”, deklaroi Ministria kineze e Mbrojtjes, sipas ”China Daily” me bazë në Pekin.

Pekini ndërpreu komunikimin ushtarak të nivelit të lartë me Pentagonin pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bëri një udhëtim të paparalajmëruar në gusht të vitit të kaluar në Tajvan, të cilin Kina e konsideron “provincën e saj të shkëputur”.

Sinjali për rifillimin e dialogut të nivelit të lartë vjen pasi presidenti i Kinës, Xi Jinping, bëri një vizitë zyrtare në SHBA në fillim të këtij muaji, ku u takua me homologun e tij Joe Biden./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like