PEKIN – Kina eliminon vizat në hyrjet nga për vendet e BE-së

by admin
Spread the love

PEKIN, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kina ka vendosur të eksperimentojë me një politikë të re hyrjeje pa viza mbi 15-ditore për qytetarët që mbajnë pasaporta të zakonshme nga vendet kryesore evropiane, përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe Spanjën, si dhe nga Malajzia.

Masa do të jetë funksionale nga 1 dhjetori deri më 30 nëntor 2024, sipas asaj që u njoftua nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, gjatë konference.

Masa u vendos për të lehtësuar shkëmbimin midis kinezëve dhe të huajve, për të promovuar zhvillimin. Në këtë drejtim, iniciativa është shprehja e një politikë të njëanshme përjashtimi”, sipas së cilës qytetarët e vendeve përfituese “mund të hyjnë në Kinë për biznes, turizëm, vizita te të afërmit dhe miqtë ose thjesht për tranzit të thjeshtë” për jo më shumë se 15 ditë pa nevojën e aplikimit formal”, theksuan autoritetet kineze.

Aktualisht, shumica e udhëtarëve kërkojnë vizë për të hyrë në Kinë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like