Pejë: Dyshohet se djali me probleme mendore e sulmoi seksualisht nënën e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një person me probleme mendore është arrestuar në Pejë.

Ai dyshohet se ka kryer tre vepra penale “Dhunë familjare”, “Sulm seksual” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova tha se në këtë rast është lënduar edhe një person i cili ka ndërhyrë.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova.

Klankosova.tv mëson se viktimë e sulmit seksual ka qenë nëna e të dyshuarit, e cila është sulmuar nga ai.

You may also like