Pejani shantazhon të dashurën dhe i shkakton lëndime me thikë në trup

by admin
Spread the love

Është arrestuar një person në Pejë pasi dyshohet se ka shantazhuar të dashurën dhe më pas i ka shkaktuar lëndime me thikë në disa pjesë të trupit.

Sipas policisë, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor dhe nga i dyshuari është sekuestruar një telefon për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak  të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje. Sipas viktimës i dyshuari me një mjet të mprehtë , asaj  i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit  dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet më tej në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

You may also like