Peja reagon pas dënimit të rëndë

by admin
Spread the love

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja ka reaguar ndaj dënimit të shqiptuar nga Komisari i Garave pranë Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Të martën, Peja u dënua me 5 mijë euro dhe dy ndeshje si vendas pa praninë e tifozëve për shkak të incidentit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit kundër Golden Eagle Yllit.

Në fund të takimit të luajtur vikendin e shkuar në palestrën “Karagaçi”, tifozët e Pejës hudhën gjësende në parket duke e qëlluar në kokë basketbollistin e Yllit, Alonso Verge që paraprakisht kishte provokuar.

Në reagimin e Pejës të mërkurën, thuhet se dënimi i fundit është më i madhi që I është shqiptuar Pejës në dy sezonet e fundit. Madje, Peja ka thënë se është pritur një rast i tillë të ndodh, në mënyrë që të kulmojnë dënimet dhe për këtë arsye ka kërkuar barazi në shqiptimin e dënimeve.

“E përsërisim, dhuna në sport është e patolerueshme por edhe pabarazia. Kërkojmë barazi në shqiptimin e dënimeve, kërkojmë barazi në ndarjen e drejtësisë, kërkojmë që të gjitha skuadrat basketbollistike në Kosovë të trajtohen në të njëjtën monedhë”, ka shkruar Peja në fund të reagimit të saj.

Po ashtu, Peja ka thënë se do ta vazhdoj luftën kundër dhunës për të cilin ka punuar maksimalisht dhe se do të angazhohet derisa ky fenomen të zhduket te çdo individ.

You may also like