Pedofilia priftërore, Merkel e diskuton me Papa Françeskun në Vatikan – Shqip

by admin
Spread the love

Papa Françesku priti kancelaren gjermane në largim Angela Merkel, e cila vizitoi Vatikanin si pjesë e një vizitë të saj lamtumire në Itali, gjatë së cilës do të bisedojë edhe me kryeministrin italian Mario Draghi.

Merkel dhe Papa, të cilët u takuan disa herë më parë, tani kishin një bisedë private në bibliotekën e Papës në Pallatin Apostolik në Vatikan, e cila zgjati 45 minuta, raporton Reuters.

“Ne kishim biseda të rëndësishme në lidhje me abuzimin (pedofilik priftëror) ndaj fëmijëve. Unë dua të theksoj me vizitën time se ne mendojmë se e vërteta duhet të dalë në dritë dhe se ky problem duhet të trajtohet,” u tha ajo gazetarëve pas takimit me Papën.

Kisha Katolike Gjermane po përballet me një skandal që përfshin abuzimin seksual ndaj të miturve.

Kancelarja u takua gjithashtu me Hans Zollner, eksperti kryesor i Vatikanit për masat për mbrojtjen e të miturve dhe vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit. /tesheshi.com/

 

.

You may also like