Peci: Me Kurtin kryeministër e Osmanin presidente, u kthye dinjiteti i Kosovës në sytë e botës

by admin
Spread the love

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duket se beson se me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër është kthyer dinjiteti i Kosovës në sytë e botës.

Ai i bëri komentet në Kuvendin Konstituiv dhe Zgjedhor të subjektit politik “Guxo”, që ishte formuar nga presidentja e tanishme, Vjosa Osmani.

Peci tha se Guxo do të jetë në skenën politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore dhe sipas tij ata që dëshirojnë t’i dobësojnë e kanë të pamundur.

“Guxo në skenën politike kosovare nuk vetëmjaftohet me kontributin e 14 shkurtit. Ne besojmë se do të jemi në skenën tonë politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore një “arrë” e fortë”, u shpreh Peci.

Edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, pati vetëm fjali miradie për presidenten Vjosa Osmani, në mbledhjen e parë konstituive të partisë Guxo.

“Vjosa Osmani guxoi çfarë rrallë kush kishte guxuar para saj. Si deputete, si veprimtare politike, si kryetare Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani jo për herë të parë mbajti qëndrim të patundur, duke iu kundërvënë hapur dhe me vendosmëri, të gjitha vendimeve të dëmshme për Kosovën. Iu kundërvë asociacionit të komunave serbe për shkak se shkelte Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesat bazike të këtij vendi. Edhe planeve të frikshme për ndarjen e Kosovës, pazareve politike dhe koalicioneve të pandershme. Të gjithave iu kundërvu, duke u shndërruar në një personalitet të rrallë në Republikën tonë të re”, tha Gërvalla.

You may also like