PDSH: Do të vazhdojmë të jemi pjesë e Qeverisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) nëpërmjet një njoftimi për media, thekson se do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë.

Nga kjo parti besojnë se Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev, ka kapacitete për të finalizuar procesin e marrjes së datës për negociatat me BE-në.

Antarësimi i vendit në NATO është suksesi kapital i kësaj qeverie. Përshpejtimi i procesit integrues është prioritet kryesorë dhe ne besojmë plotësisht se kjo është qeveria e cila do të arrije që të finalizojë procesin e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve për antërsim të plotë”.

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon të jetë pjesë e kësaj qeverie duke dhënë kontributin e vet modest për mirëqenien e qytetarëve, procesin e reformave dhe atë integrues”, thonë nga PDSH. Ndryshe, kjo parti është pjesë e qeverisë të cilën e mbështet me vetëm një deputet.

You may also like