PDK vazhdon shtrirjen në Zvicër, Reçica takon bashkatdhetarin e suksesshëm Agron Beqiri

by admin
Spread the love

Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Zvicër, ku po merr përkrahje nga bashkëatdhetarët në procesin e organizimit për formimin e nëndegëve të PDK-së kudo ku jetojnë shqiptarët.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka njoftuar se në Seebach të kantonit të Cyrihut, ka takuar Agron Beqirin, një intelektual i ri dhe shumë energjik, i cili ka diplomuar në Universitetin e Cyrihut.

“Agroni aktualisht punon si Menaxher Internacional dhe ligjëron në Universitetin e Cyrihut, si dhe në shkolla private në nivelin Master. Ai është fitues i zgjedhjeve në Komunën e Urdorf-it, për mandatin e këshillit deri në vitin 2026”, ka shkruar ai.

You may also like