PDK: Një grupim politik po keqpërdor emrin e Thaçit e Veselit për të përfituar në Drenas

by admin
Spread the love

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik.

Përmes një
reagimi, PDK tha se një grupim politik po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e
Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.

“Partia
Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14
nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë
dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional”, thuhet në reagimin e
tyre.

“Partia
Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin
177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci”, thuhet tutje aty.

You may also like