PD: Subvencionim real i energjisë për pensionistët

by admin
Spread the love

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina deklaroi sot se, “Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetesës për arsye të realitetit të rëndë ekonomik dhe social, rritjes abuzive të çmimeve dhe mungesa e ndihmës sociale për çdo kategori në nevojë, dhe me një Shqipëri tjetër të mbyllur në godinat e pushtetit që punon vetëm për interesa të saj dhe larg qytetarëve”.

“Shqipëria, sipas Agjensisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen e lartë të njerëzve të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social, pasi gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria”, tha Karabina në një deklaratë për mediet.

“Edhe në Ballkanin Perëndimor Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë. Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikur të varfërisë (Eurostat)”, u shpreh ajo.

“Shqipëria ka nivelin e varfërisë më të lartë në Rajon dhe në Europë pasi qeveria e saj bën më pak se çdo qeveri tjetër për mirëqënien e jetesës së qytetarëve të saj, mbrotjen dhe mbështetjen e shtresave në nevojë”, theksoi Karabina.

“Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”, tha më tej Karabina.

Ndërsa inxhinieri Azmer Duleviç u shpreh në një deklaratë se, jo të gjithë qytetarët kanë mundesi për të siguruar ngrohjen këtë dimër.

“Jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë ekonomike të ngrohin të gjithë banesën! Mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake”, tha ai.

“Për këtë arsye dhe INSTAT në shifrat e fundit tregon që qytetarët përdorin lëndën drusore pothuajse në mënyrë të barabartë me energjinë elektrike. Sipas INSTAT qarqet që përdorin më shumë lëndën drusore për ngrohje janë Dibra dhe Kukesi por e vërteta është që banorët e këtyre zonave kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të difekteve dhe rrjetit të amortizuar ku linjat e shpërndarjes 04 Kv kanë mbi 35 vite pa u ndërruar”, u shpreh Duleviç.

“Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët 648 lekë në muaj është qesharak dhe i pamundur për tu përfituar nga burokracitë e shumta”, tha ai.

Prandaj, shtoi Duleviç, “Partia Demoktratike është këtu per t’i thënë qytetarve që në programin e saj do të pëfshihet subvencionimi real i energjisë për pensionistët, familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like