“PD-në po ta shkatërrojnë ‘burat’ si Lulzim Basha e Gaz Bardhi”, Evi Kokalari nuk përmbahet ndaj Grida Dumës

by admin
Spread the love

Evi Kokalari ka komentuar deklaratën e deputetes, Grida Duma, ditën e djeshme e cila u shpreh se”18 dhjetori është i Lulzim Bashës ose PD do të shkatërrohet”.

Nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës se PD, Kokolari u shpreh se PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi.

“Në 11 dhjetor do të shkarkojmë Lulzim Bashën. Falendeorj z.Berisha që ka dhënë këtë platformë ku të flas pa limit, nuk më ka limituar asnjëherë. Dhe kjo ka treguar seriozitetin për një të djathtë të kulluar dhe shumë larg nga PD që njohim sot dhe Kryesia e PD që njohim dhe shikojmë sot. Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese. Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nëse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë bura si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi”, tha Kokalari.

You may also like