PD kërkoi ndalimin e filmave dhe dokumentarëve që glorifikojmë diktaturën komuniste, Kreshnik Spahiu bën reagimin e fortë

by admin
Spread the love

Anëtarja e Komisionit të Medias Ina Zhupa, propozoi në mbledhjen e sotme ndalimin e filmave dhe dokumentarëve që glorifikojmë diktaturën komuniste. Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me këtë propozim.

Postimi i Kreshnik Spahiut:

Partia Demokratike kërkoi sot, ndalimin e filmave para viteve 90:

– Pasi shkatrruan godinën 70 vjeçare,

– Pasi nuk prodhuan asnjë film 30 vite,

– Pasi zaptuan 100.000 metra2 hapësirë publike, tani duan të fshijnë historinë dhe memorjen artistike!

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është filmi “Skënderbeu”. Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike. Në vitin 1957 prodhohet filmi i parë i një regjisori shqiptar, Hysen Hakani. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon uljes së numrit të filmave të importuar. Në vitet ’80 Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhon rreth 14-15 filma në vit, tematikat janë nga më të ndryshmet. Shqipëria e Re” la në trashëgim rreth 200 filma, një pjesë të cilëve ishin prodhim i propagandës shtetërore, filma të realizuar me mungesa jo të vogla teknike. Me gjithë kornizat ideologjike dhe vetëcensurën, trashëgimia e Kinostudios “Shqipëria e Re” kanë qenë dhe është pjesë e jetës kulturore e shumë brezave shqiptarësh.”-shprehet Spahiu.

Lexo lajme interesante

You may also like