PD: Berisha po manipulon demokratët, ai dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka reaguar pas prezantimit të kandidatit të Komisionit të Rithemelimit të PD nga Sali Berisha në Durrës, ku PD shkruan se Berisha po manipulon demokratët dhe se kandidatët e tij janë përfaqësues të Ilir Metës dhe se nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike.

“Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD. Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër. Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj. Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013. Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!”,-shkruan PD në reagim.

You may also like